Rusia vendos trupat në Nagorno-Karabak
Më shumë se 400 ushtarakë rusë janë vendosur në zonën e Nagorno-Karabakut, pas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit në rajon. Luftimet midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre armene zgjatën për javë të tëra, derisa të dyja palët ranë dakord për armëpushim, që u ndërmjetësua nga Rusia.
Ministria ruse e Mbrojtjes, konfirmoi mbërritjen e trupave paqeruajtëse, që zbarkuan fillimisht në Jerevan, para se të niseshin për në Nagorno-Karabak, ku ata pritet të qëndrojnë për pesë vjet, sipas marrëveshjes.
Armëpushimi i vendosur, mes dy vendeve, shkaktoi zemërim publik në Armeni, ku protestuesit sulmuan parlamentin dhe bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Nikoll Pashinyan, ndërsa në Azerbajxhan u mirëprit me festa.