Rusia vijon rekrutimet, Medvedev: 185 mijë ushtarë të rinj nga nisja e vitit

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medved thotë se vetëm gjatë këtij viti më shumë se 185 mijë rekrutë i janë bashkuar ushtrisë ruse si ushtarë profesionistë me kontratë, një lëvizje kjo që sipas ekspertëve kërkon të qetësojë opinionin publik pas tërheqjes së mercenarëve të Wagner.

Medvedev u emërua në fillim të këtij viti në një rol mbikëqyrës të prodhimit të brendshëm ushtarak të Rusisë, tha se vetëm javën e fundit 10,000 rekrutë të rinj iu bashkuan forcave të armatosura.

“Dua të theksoj se përpjekja e armatosur për rebelim nuk ndryshoi qëndrimin e qytetarëve ndaj shërbimit ushtarak. Kontraktorët dhe vullnetarët tanë demonstrojnë një nivel shumë të lartë mbështetje për presidentin, për shtetin dhe janë të gatshëm të mbrojnë atdheun e tyre. Vetëm në javën e fundit, afro 10,000 persona kanë nënshkruar kontrata me forcat e armatosura”.

SHKARKO APP