Rusia: Zelensky flet shumë, por nuk e di çfarë tymos
Rusia do të përdorë armë konvencionale në Ukrainë, e jo bërthamore. Konfirmimin e jep ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, i cili i përgjigjet pyetjes për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në konflikt.
Shefi i diplomacisë ruse thotë se ka nisur faza e dytë e operacionit special ushtarak në Ukrainë. “Jam i bindur se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm në të gjithë këtë operacion special”, tha Lavrov.
Ai akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se nuk është serioz në ato që nxjerr nga goja. “Ai flet shumë. Varet nga ajo që tymos, nëse tymos duhan, por ai thotë shumë”, është shprehur Lavrov.