Rusia zgjeron prezencën ushtarake në Arktik, NATO në alarm

Rusia po sheh akujt në Arktik që po shkrihen shpejt dhe po mbush boshllëkun me prezencë ushtarake, fare pranë dyerve të Alaskës, diçka që nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë. Çelësi është gjenerata e re e superarmëve, si Poseidoni.

Raketa e re bërthamore që arrin një shpejtësi rreth 200 km/h, është ndërtuar, thonë zyrtarët rusë, që të kalojë pa u vënë re nga sistemet bregdetare të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Ajo mund të shkaktojë një cunami radioaktiviteti me ujë të kontaminuar.

Ekspertët thanë për CNN se arma është shumë reale. Është testuar në afërsi të Norvegjisë, ndërsa inteligjenca e këtij shteti thotë se dëmi i madh nuk do të jetë vetëm ekologjik. ”Është në fazën e testit. Është një sistem strategjik I drejtuar në shënjestra të caktuara… Prandaj ka një ndikim përtej rajonit, ku po e testojnë aktualisht”,- thotë Andreas Stensønes, Zv.Admiral, shef i Inteligjencës së Norvegjisë.

Disa thanë se presidenti rus, Vladimir Putin, po fantazonte kur e zbuloi atë dhe armët e tjera të reja, si raketa hipersonike Tsirkon, në 2018-ën. Zhvillimi i vazhdueshëm dhe testet i bëjnë ato shumë reale.

 

SHKARKO APP