“Russiagate”, Trump po përgatitet për t’u pyetur nga Mueller
Presidenti i SHBA Donald Trump ka filluar përgatitjet e para për një përballje të mundshme në hetuesi me Prokurorin Special të Russiagate, Robert Mueller.
CNN raporton këtë zhvillim të fundit, duke cituar ekzekutivin e Shtëpisë së Bardhë dhe një person të informuar për dosjen.
Hapat fillestarë për Presidentin përfshijnë temat e mundshme që Mueller dëshiron të trajtojë në intervistë. Pavarësisht përgatitjeve, Trump ka refuzuar për një kohë të gjatë të japë formalisht pëlqimin e tij për marrjen në pyetje.
KOHA JONË SONDAZH

