“Sa budalla është Komisioni Europian”? Gabimet trashanike me medaljet olimpike
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur zemërimin e tyre në lidhje me lojërat olimpike Rio 2016, ku disa vende anëtare përfshirë edhe Britaninë e Madhe, janë cilësuar në tabelën e sukseseve, me titull Bashkimi Europian, në vend të shtetit përkatës.
Faqja e internetit e BE-së, “Medal Tracker”, ka një tabelë medalje, ku vende anëtare përllogaritet fitues me titull Bashkimi Europian.
Kjo ka shkaktuar zemërimin sidomos të atletikës britanike, pasi ata kanë tejkaluar të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe janë të dytët pas Shteteve të Bashkuara. Tabela në fjalë, pretendon se BE-ja është në krye me 88 medalje ari, 85 argjendi dhe 89 bronzi dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë sulmuar Brukselin për këtë gabim trashanik.
Matthew Pegler një përdorues i rrjetit social ”Twitter”, lidhur me tabelë tha se: “Sa budalla është Komisioni, seriozisht?? “Tracker Site”, është produkt i një kompani gjermane, e cila ka Komisionin Europian dhe Parlamentin Evuopian si klientë.
Një përdorues në Twitter shtoi se grafiku ishte “i pabesueshëm” dhe një tjetër pohoi se BE-ja ishte në një “gjueti lavdie”.
Edhe pse disa tifozë thanë se medaljet ishin si një “ekip i madh i bashkuar”, kritikët e tjerë, thanë se blloku i trazuar duhet të kuptojnë se Britania e Madhe ka dalë nga BE-ja.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
![]()
KOHA JONË SONDAZH

