Sait: Vizita e delegacionit parlamentar turk në Maqedoni dhe Shqipëri, e frytshme
Sait vlerësoi vizitat në Shqipëri dhe Maqedoni, vizita në të cilën mori pjesë bashkë me Kryetarin e Parlamentit turk Cemil Çiçek.
Sait i cili bëri të ditur se janë takuar me presidentin Gjorge Ivanov, Kryetarin e Parlamentit dhe me autoritete të tjerë në Maqedoni, theksoi gjithashtu se në bisedimet dypalëshe ka ardhur në rendin e ditës edhe Asambleja Parlamentare e Shteteve të Europës Juglijndore.
Ai është shprehur sakaq edhe se Turqia dëshiron që sekretariati i përgjithshëm i kësaj asambleje të gjendet në Turqi. “Kërkesën tonë për mbështetje në këtë temë e shprehëm edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni. Ne kërkojmë që Stambolli të jetë qendër në këtë pikë. Ashtu siç është New York qendër për Kombet e Bashkuara, kërkojmë që edhe për këtë asamble të jetë qendër Stambolli. Duam që ta bëjmë Stambollin një qendër ndërkombëtare”, pohoi ai.
Rifat Sait, duke u shprehur se janë takuar me anëtarët e Dhomës së Tregtisë Maqedoni-Turqi (MATTO), vijoi: “Në këtë shtet ka investime serioze turke. Formimi i zonës së organizuar industriale në zonën e Gjevgjeli. Në këtë shtet ka ulje taksash kundrejt zonave industriale. Turqit duan të formojnë zonë të organizuar industriale këtu. Nëse kjo zonë ndërtohet në Gjevgjeli, kjo do të jetë e dobishme për turqit.”
Ai theksoi se është diskutuar edhe problemi i vizave të studentëve turq të cilët studiojnë në Maqedoni, kanë marrë lajmin e lehtësimit të procedurave në marrjen e vizave për këta studentë në Maqedoni.
Sait, duke kujtuar se para vitit 2015 në shumë shtete kanë ardhur në rendin e ditës draftet e Armenisë, tha: “Kërkuam nga Maqedonia që të jetë pranë Turqisë në këtë temë. Edhe ata thanë se nuk do e pranojnë këtë gjë.”
“Kapaciteti i tregtisë do të rritet nga 400 milion në 1 miliard dollarë.”
Sait i cili theksoi se Turqia e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, tha se është vënë objektivi i rritjes së kapacitetit të tregtisë mes Maqedonisë dhe Turqisë nga 400 milion në 1 miliard dollarë.
Rifat Sait, duke bërë të ditur se në Maqedoni është formuar një parti Shqiptare, theksoi: Thonë se këtë parti e kanë formuar turqit, përpiqen që të krijojnë një perceptim të tillë. Atje do të jetë shumë me vend formimi i një parti Shqiptare. Atje ka 45 mijë turq dhe 3 parti turke. Kaq parti janë të tepërta. Turqit ndahen mes tyre dhe duke u copëtuar bashkëpunojnë me parti të tjera. Turqit dhe shqiptarët e atij shteti kanë gjithsej 30 deputetë, nëse do të bashkohen do të rritet në 37 numri i deputetëve, por ata nuk e bëjnë këtë. Dhe ne iu thamë se “jeni muslimanë, keni vlera të përbashkëta, bashkohuni”. Ata kanë nevojë për një lider, një vëlla i madh i cili do i mbledhë ata, atyre iu duhet Tayyip Erdoğan. Atje turqit janë ndarë brenda për brenda, shqiptarët janë ndarë brenda për brenda, dhe kjo shkon në favor të nacionalistëve maqedonas.”
Sait tregoi se presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov tha se, “Ka dyer dhe …. Ne më përpara hynim brenda pa i rënë … dhe këtë e quanim ….. Ne jemi kështu me Turqinë, nuk është e nevojshme të trokasim në derë për të ikur në Turqi, edhe që Turqia të vijë këtu. E hapim derën e hyjmë brenda.”
“ISIL e publikon deklaratën e tij edhe në gjuhën shqipe”
Sait i cili dha informacion edhe për vizitën në Shqipëri, tha se në bisedimet në këtë shtet kanë folur temat e Qipros, Krimes, Sirisë dhe ISIL-it. Sait u shpreh se: “ISIL është një organizatë terroriste e nxjerr dhe krijuar nga Europa. Nëse Europa nuk e mbështet ai nuk jeton dot as edhe një javë.”
Rifat Sait, duke theksuar faktin se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se “deklaratat dhe thirrjet e bëra në formën “krijoni kryengritje në Europë” janë publikuar edhe në gjuhën shqipe krahas gjuhës arabe, angleze dhe turke, “tha se Rama ka theksuar faktin se arsyeja e publikimit të kësaj deklarate në gjuhën shqipe është që t’iu jepet mesazh shqiptarëve”.
Sait i cili bëri të ditur edhe se në bisedime është përmendur tema e ndërtimit të xhamisë në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, pohoi: “Duam që të bëjmë xhami në Tiranë. Ishte problemi i shpronësimit të tokës së xhamisë, një xhami për 6 mijë veta, ky problem u zgjidh. Ka mbetur vetëm të hudhet gur themeli i xhamisë. Në kampusin e xhamisë do të gjendet edhe muzeu i bashkëjetesës fetare, në kuadër të dialogut ndërfetar. E morëm sihariqin e kësaj xhamie, inshallah së shpejti do t’i hidhet gurthemeli.”
Sait theksoi se e kanë ftuar Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetarin e grupit parlamentar të Shqipëri-Turqisë dhe se shumë shpejt do të vijnë në Izmir dhe në Ankara.”
Sait theksoi edhe se janë takuar me Kreun e Komunitetit Bektashinj në Botë, me Kryegjyshin Edmond Brahimaj, i cili njihet edhe si “Baba Mondi”, tha se kuben e qendrës së Kryegjyshatës e ka ndërtuar TIKA. Sait transmetoi se Baba Mondi ka thënë kështu: “Ne jemi pranë Turqisë. Bektashizmi është diçka tjetër, të mos e ngatërrojnë me Alevizmin. Alevitët e Turqisë sillen ideologjikisht, të mos e bëjnë këtë. Le të studiojnë, të analizojnë Bektashizmin. Ne i besojmë Hz. Muhammed’it, respektojmë 12 imamët. Por në Turqi këto punë funksionojnë ndryshe, Alevitët e Turqisë t’i dalin zot Turqisë dhe Zotëri Tayyipit. Mbështetjen më të madhe neve na e jep Turqia.”