Samaras: Kemi bërë shumë rrugë për t’i hedhur të gjitha në erë
“Kisha rastin të përsëris se zgjedhje të parakohshme nuk do të bëhen. Kam bindjen e fuqishme se deputetët grekë, duke gjykuar me përgjegjshmëri, do të zgjedhin në shkurt presidentin e ri të republikës. Kemi bërë shumë rrugë që t’i hedhim të gjitha në erë”, theksoi Samaras.
Duke mirëpritur kryeministrin, presidenti Papulias tha ndër të tjera se “janë interesante zhvillimet që vijnë dhe ato që u bënë. Situata kërkon një minimum mirëkuptimi”.
“Ju dëgjova ta thoni edhe në mesditë dhe pajtohem plotësisht, erdha që t’ju informoj për situatën në brendësi të vendit, për situatën ndërkombëtare, për ecurinë e negociatave, për udhëtimin në Qipro dhe në Egjipt”, u pergjigj kryeministri.
Bisedës së kryeministrit me presidentin e republikës i parapriu betimi i dy ministrave të rinj, Nikos Dendias i mbrojtjes dhe Kostas Skrekas i zhvillimit.