Samiti i Gjirit i përfundon punimet vetëm një orë pas hapjes

Sesioni i 38-të të samitit të GCC (Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit) i cili u organizua dje në Kuvajt, i përfundoi punimet vetëm pas një orë pas hapjes edhe pse ishte planifikuar që të zgjaste dy ditë. Kjo për shkak se 3 shtete (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni) shkelën premtimet në minutën e fundit duke ulur nivelin e përfaqësimit të tyre në këtë samit.

Pas mbylljes së punimeve, u lëshua një deklaratë përmbyllëse me rekomandimin që “të diagnostifikohen sfidat që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, të njihet rëndësia dhe respektimi i ecurisë së GCC-së, promovimi i punës në grup, mobilizimi i energjive të përbashkëta për të përballuar sfidat dhe rreziqet, fortifikimi i vendeve të Këshillit të (GCC) ndaj implikimeve dhe pasojave të rrezikshme, si dhe përmbushjen e aspiratave të qytetarëve të vendeve të GCC dhe integrimin e plotë të rajonit”.

Deklarata përmbyllëse theksoi se “Zhvillimet e fundit konfirmojnë vizionin e drejtë të liderëve të vendeve të Gjirit që themeluan Këshillin e GCC-së në Maj të vitit 1981, statuti i të cilit vendoste se qëllimi i Këshillit është koordinimi, integrimi dhe forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimit midis vendeve anëtare në të gjitha fushat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liderët e GCC-së nënvizuan në deklaratën e lartpërmendur “nevojën e vazhdimit të punës për të arritur integrimin ekonomik mes vendeve të GCC-së, zbatimin e përgjithshëm të dispozitave të Marrëveshjes Ekonomike, kapërcimin e pengesave në rrugën krijimit të tregut të përbashkët të Gjirit dhe bashkimit doganor, duke realizuar integrimin e plotë ekonomik deri në vitin 2025 duke zbatuat programe praktike e të paracaktuara”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata theksoi gjithashtu “rëndësinë e rolit thelbësor të Këshillit të Bashkëpunimit për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, dhe mbrojtjes së vlerave e parimeve bazë të moderimit dhe tolerancës”.

Ndërkohë Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, gjatë hapjes së samitit të djeshëm deklaroi: “Ne ia dolëm me sukses të organizojmë në kohë këtë samit, duke i provuar botës mbarë angazhimin tonë ndaj këtij Këshilli (GCC)”, dhe bëri thirrje për të ngritur “një mekanizëm specifik për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shteteve anëtare”.

Sesioni i 38-të i samitit i GCC-së u mbajt në rrethana të paprecedenta dhe mes sfidave që kërcënojnë vetë ekzistencën e Këshillit, pasi liderët e Arabisë Saudite dhe UAE (Emiratet e Bashkuara Arabe) ndërmorën një fushatë të egër ndaj një vendi anëtar të GCC-së, konkretisht Katarit, duke imponuar një bllokadë totale ndaj këtij vendi që nga fillimi i Qershorit të kaluar, bllokadë e cila vazhdon edhe sot.

Megjithatë, vetë organizimi i samitit konsiderohet “arritje e madhe” dhe vlerë shtuar për shtetin e Kuvajtit, Emiri i të cilit (Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah) bëri të pamundurën për organizimin e samitit në kohë, edhe pse hasi në pengesa të mëdha nga Riadi dhe Abu Dhabi, të cilat ulën nivelin e përfaqësimit.

Nga ana e tij, Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, në një deklaratë para fillimit të punimeve të samitit, tha se ai shpreson që përfundimet e samitit të çojnë përpara angazhimet e përbashkëta për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?