Samiti i Kairos, hapet “drita jeshile” për Zonën Ekskluzive Ekonomike Greqi-Egjipt
Në deklaratë ka edhe një referim për nevojën e respektimit të të të drejtave sovrane dhe e fton Turqinë që të ndalojë gjithë kërkimet sizmografike që po kryen në brendësi të hapësirës detare të Qipros dhe të evitojë veprime të ngjashme në të ardhmen. Liderët theksojnë gjithashtu edhe mbështetjen për një zgjidhje totale dhe të jetësueshme të problemit qipriot, sipas të drejtës ndërkombëtare.
Në deklaratat e përbashkëta pas samitit, kryeministri Antonis Samaras tha se ky ishte një takim që ia kishim borxh historisë. Posaçërisht, Samaras tha:
“Diskutuam çështje të bashkëpunimit, me frymën e tri vendeve që i ndërlidhin shqetësimet e përbashkëta për sigurinë në Mesdheun Lindor. Greqia dhe Qipro janë në BE, Egjipti është një vend me influencën më të madhe në botën arabe. Biseda që kishim ka dimensione shumëvlerëshe për çështjen e ribashkimit të Qipros me respekt ndaj drejtësisë dhe historisë duke i dhënë fund njëkohësisht provokacionet e papranueshme kundër Qipros kohet e fundit. Për paqen dhe sigurinë e rajonit jemi të obliguar të inaugurojmë një bashkëpunim me thellësi dhe vazhdimësi. Rëndësi kruciale i kushtuam përballimit të terrorizmit që kërcënon, si ideologji dhe si regjim, të instalojë tmerrin. Dua të përgëzoj presidentin el-Sisi për rolin protagonistik dhe përcaktues në përballimin e terrorizmit. Bota e qytetaruar nuk duhet të lejojë hartën e terrorizmit që të zjerohet”…
“Në takim i mëshuam sigurisë energjitike dhe bashkëpunimin në çështjen e hidrokarbureve. Është sektori ku do të bashkëpunojmë ngushtë në dobi të popujve tanë dhe në dobi të kapaciteteve energjitike të Bashkimit Europian. Dua të bëhet absolutisht e qartë se në këtë bashkëpunim tripalësh, Greqia dhe Qipro do të mbështesin Egjiptin si ambasadorë në BE. Principale për çështjet e rajonit janë stabiliteti dhe siguria”, theksoi Samaras.
Nga ana e vet, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi deklaroi se Egjipti mikpriti njuë takim të nivelit të lartë duke inauguruar një epokë bashkëpunimi trilateral dhe duke forcuar bashkëpunimin konstruktiv me dy nga vendet që mbështetën vijën politike për rivendosjen e demokracisë në Egjipt.
Presidenti qipriot, Nikos Anastasiadis deklaroi se “takimi përbën dëshminë e përmirësimit dhe të zgjerimit të mëtejshëm të mënyrave të përbashkëta për thellimin e marrëdhënieve”.
Samaras mbërriti në Egjipt mbrëmjen e të premtes dhe, para samitit tripalësh, pati një takim me presidentin el-Sisi.
Para mbërritjes në Kairo, kryeministri iu referua rolit të rëndësishëm të Egjiptit në botën arabe dhe nënvizoi se bashkëpunimi tripalësh do të përbëjë një hallkë strategjike për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Mesdheut Lindor. Kryeministrin Samaras e shoqërojnë në udhëtimin e tij nënkryetari i qeverisë dhe ministër i jashtëm, Evangelos Venizelos, zëdhënësja e qeverisë Sofia Vultepsi dhe këshilltarët e kryeministrit Lazaridis dhe Phtochos.
Në kuadër të qëndrimit në Kairo, Samaras u takua edhe me përfaqësues të diasporës greke në kryeqytetin egjiptian.