Samiti i pari i Britanisë si jo pjesë e BE, mbretëresha Elizabeth takim me Biden

Mbretëresha Elizabeth do të presë presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë në Pallatin Buckingham përpara samitit të G7-ës në qershor.

Media “Sunday Times”, shkruan se mbretëreshës do t’i bashkohej princi i Wells-it, dukesha e Cornwall dhe duka e dukesha e Cambridg-it. Pallati nuk pranoi të komentonte mbi raportin.

Britania ka njoftuar planet për të mbajtur samitin e parë personal të G7-ës, në qershor në Cornëall, në Anglinë jugperëndimore. Kryeministri Boris Johnson shpreson që takimi të krijojë një konsensus se ekonomia globale duhet të rimëkëmbet nga pandemia e Covid 19 në një tregti të lirë dhe të qëndrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?