Samiti për zgjerimin e BE zhvillohet në Serbi

Në takim i cili zhvillohet për herë të parë në Serbi marrin pjesë Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç dhe ish-Drejtori i Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet.

Trichet ka njoftuar se në takimin i cili do të zgjasë për tre ditë do të diskutohen çështje të tilla si problemet në Evropë, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet Rusi-Ukrainë, etj.

Ndërsa Kryeministri serb Vuçiç ka vënë theksin në forcimin e pozitës politike dhe ekonomike të vendit dhe dëshirën për anëtarësim në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vuçiç duke theksuar se është i kënaqur me përparimin e bërë nga Serbia dhe në këtë kontekst ka deklaruar se: “Jam i kënaqur me raportin e progresit të përgatitur nga Komisioni Evropian dhe unë besoj se ne do të avancojmë edhe më tej vitin e ardhshëm. Për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Serbinë kemi në duart tona një të ardhme më të mirë. Tani ne jemi të gatshëm që të ndërmarrin hapa drejt së ardhmes”.

Swiss Digital Mobile Reklama

A.A

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?