Sanchez në largimin e Juan Carlos: Nuk gjykohen institucionet por njerëzit

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha sot se respekton vendimin e pallatit mbretëror për largimin nga vendi të ish-mbretit të Spanjës, Juan Carlos, në përpjekje për ta bërë më të lehtë mbretërimin e djalit të tij, pas skandaleve të fundit.

Sanchez, në një konferencë për shtyp tha se vendimi, i cili u njoftua nga pallati pasditen e djeshme, “është i përshtatshëm për një demokraci të fortë”.

“Institucionet nuk duhet të gjykohen, njerëzit duhet të gjykohen. Në këtë rast, Juan Carlos e ka sqaruar se është në dispozicion të gjyqësorit, nëse është e nevojshme, si çdo spanjoll tjetër,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Televizioni publik RTVE, megjithatë, raportoi se Carlos ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer së shpejti në Spanjë, ndërsa gazeta El Mundo, duke përmendur burimet e veta, shkruan se ai mund të kthehet në vend në shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juan Carlos raportohet se është strehuar në Republikën Dominikane, sipas disa mediave spanjolle.

Pallati njoftoi të hënën se Juan Carlos, i cili dha dorëheqjen në vitin 2014, po largohet nga vendi në mënyrë që punët e tij personale, kryesisht një skandal ryshfeti që lidhet me dhënien e një kontrate  një konsorciumi spanjoll për ndërtimin e një linje hekurudhore në Arabinë Saudite, të mos ndikojnë në punën e djalit të tij, Felipe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?