Sanders zyrtarizon mbështetjen për kandidaten presidenciale Clinton

Pas një fushatë shumë të ashpër gjatë primareve presidenciale, demokrati Bernie Sanders zyrtarizoi sot mbështetjen e tij për Hillary Clinton, dy javë para Konventës Demokrate, që duhet ta përzgjedhë ish-sekretaren e Shtetit si kandidate të zgjedhjeve presidenciale amerikane.

“Mbështes Hillary Clinton”, deklaroi 74-vjeçari Sanders gjatë një takimi në një lice të Portsmuthit (Nju  Hampshire). ”Ajo fitoi shumë nga primaret demokrate”, theksoi senatori i Vermontit. “Do të bëj gjithçka që ajo të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-së”, deklaroi Sanders, i cili falenderoi edhe miliona amerikanët që i kishin dhënën votën gjatë primareve.

SHKARKO APP