FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, çfarë vendos Departamenti Amerikan i Thesarit

Departamenti Amerikan i Thesarit ka goditur Korenë e Veriut me sanksione të reja që synojnë tetë banka si dhe 26 zyrtarë bankash të këtij vendi.

Në deklaratën e Departamentit të Thesarit thuhet se vendimi “vë në shënjestër përdorimin nga ana e Koresë së Veriut të sistemit financiar ndërkombëtar për të lehtësuar programet e saj me raketave balistike”.

Si përgjigje ndaj provës së Phenianit me atë që mendohet të ishte një bombë me hidrogjen, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi gjatë këtij muaji sanksioneve të reja ekonomike ndaj Koresë së Veriut, duke ndërprerë importin e naftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pheniani dënoi veprimin e OKB-së, duke e quajtur një “bllokadë të plotë ekonomike” që synon siç u shpreh zyrtarët e këtij vendi “mbytjen plotësisht” të popullit të Koresë së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?