Sanksionet e vendosura për arrestimin e gazetarit, reagon për herë të parë Lukashenko: BE ka kapërcyer vijën e kuqe

Presidenti i Bjellorusisë ka raguar për herë të parë pas rrëmbimit të avionit me urdhër të tij, me qëllim arrestimin e gazetarit Raman Pratasevich. Lukashenko ka folur në një një seancë parlamentare mëngjesin e sotëm dhe ka sulmiar shtetet perëndimore që ndrëmorrën sanksione ta ashpra ndja vendit të tij.

Në fjalën e tij, Lukashenko tha se sulmet ndaj Bjellorusisë kanë kaluar vijat e kuqe.

“Siç e parashikuam, keqdashësit tanë brenda dhe jashtë vendit kanë ndryshuar metodat e tyre për të sulmuar shtetin. Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së përbashkët dhe moralit njerëzor,” tha Lukashenko ndërsa iu drejtua anëtarëve të parlamentit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Lukashenko e quajti gjithashtu gënjeshtër absolute se një avion luftarak e detyroi avionin të ulej dhe tha se Bjellorusia kishte vepruar “në mënyrë të ligjshme, për të mbrojtur njerëzit”, duke theksuar se pati alarm për bombë në avion.

“Unë veprova ligjërisht për të mbrojtur popullin tonë,” tha ai, duke akuzuar gjithashtu Pratasevich për planifikimin për të filluar një “rebelim të përgjakshëm”.

SHKARKO APP