Sanremo/Rikthehen Al Bano dhe Romina. Monologu i gazetares ndez polemika

Sanremo bëhet 70-vjeç. Festivali i këngës Italiane, në këtë 70-vjetor, vjen e drejtuar nga Amadeus. Tiziano Ferro këndoi një këngë të Mia Martinit e cila vdiq tragjikisht e vetëvrarë; u emocionua aq shumë sa harroi fjalët e nisi të qante. As prezantuesja Rula Jebreal nuk i mbajti lotët ndërsa recitonte monologun e saj kundër dhunës ndaj grave. Gazetarja tregoi dramën e të ëmës që vrau veten pas përdhunimit. Emocionoi po kështu edhe ribashkimi i Albanos e Rominos për një duet pas 25 vjetësh.

Siparin, eventi i rëndësishëm i muzikës italiane e ngriti me Fiorellon e veshur si prift, që jep mesazhe të forta mes të qeshurash dhe ironisë . Në fillim të mbrëmjes erdhi gara mes të rinjve. Eugenio in via di Gioia prezantruan “Tsunamin“ dhe u ndeshën me Tecla që këndoi “8 marsi“. Në gjysëmfinale shkoi kjo e fundit. Dueli I dytë ishte mes Fadi dhe Leo Gassmann. Juria votoi 54% për Gassmann. Pastaj erdhi përballja e të mëdhënjve: në festival u rikthye Irene Grandi, që prezantohet me muzikën e Vasco Rossit, dhe që në fillim u rreshtua tek favorite.

Gessica Notaro dhe Antonio Maggio ishin protagonistët e një kënge të shkruar nga Ermal Meta, “La faccia e il cuore” e cila nuk është në garë. Le Vbrazioni dolën gjithashtu ndër më të preferuarit e natës së parë. Prezantuesja Diletta Leotta, shkëlqeu me një fustan të verdhë të thjeshtë që të kujtonte stilin e Garce Kelly-t, dhe një të zi elegant, ndërsa Jebreal ndricoi për së largu me dy fustane, njërin me temina, tjetrin plot kristale.

Gazetarja e njohur izraelito-italine, gjatë monologut të saj kundër dhunës së grave, emocionoi sallën. “Nesër, më pyesni si ishin veshur prezantueset e Sanremo-s, pyesni edhe si ishte veshur Jebreal, por të mos pyetet më kurrë një grua si ishte veshur ditën që e përdhunuan. Të mos pyetet më kurrë! Nëna ime, Nadia, kishte frikë nga kjo pyetje dhe nuk ja doli dot, si shumë gra të tjera. Ne s’duam të kemi më frikë. Nuk duam të jemi më viktima, jetime, një aksesor apo një kuotë. Unë ja kam borxh nënës sime, ia kam borxh vetes. Ia kemi borxh vajzave tona dhe atyre vogëlusheve atje jashtë. S’mund të lëmë më askënd të na heqë të drejtën për të fjetur me një përrallë. Ne gratë, duam të jemi të lira në hapësirë, në kohë. Duam të jemi të heshtura, të bëjmë zhurmë. Duam të jemi kjo që është tani: Muzikë”,-kështu e mbyll Rula monologun që i bëri njerëzit të mbanin frymën për minuta me radhë.

Analistja tregoi se fëmijërinë e saj e ka kaluar me shumë dhimbje “Jam rritur në një jetimore me vogëlushe të tjera. Çdo natë tregonim nga një histori dhe të gjitha, ishin përralla të trishta. Tregonim historinë e nënave tone, të dhunuara, të përdhunuara, të torturuara…”. Fillimisht, pjesëmarrja e Rula Jebreal nuk u mbështet nga një pjesë e mirë e italianëve.

YouTube player

SHKARKO APP