Sarkozy shantazh Papandreut: Nëna jote ka në llogari 500 milionë euro!

 

Zbulime të reja dhe shqetësuese në listën Falciani: nëna e Papandreut kishte një llogari prej 500 milionë Eurosh në bankën HSBC. Sarkozy e përdori këtë informacion për të bërë presion Greqisë. “Kështu arriti të imponojë politikat e masave të shtrëngimit të trojkës”…

“Në vitin 2011, – shkruan Falciani në librin e tij, – drejtimi i negociatave të Trojkës për shpëtimin e Greqisë iu besua pikërisht Sarkozysë, i cili e kishte atë listë dhe duke qenë se i dinte emrat, mundej që t’i bënte presion Papandreut”.

Ish-kryeministri grek mund të shantazhohej sepse në listën e HSBC shfaqej edhe emri i nënës së tij, e cila kishte një llogari prej 500 milionë Eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga libri i Falcianit, që është shkruar në bashkëpunim me Angelo Mincuzzi, del qartë se si “njerëzit e artë” të Hsbc janë shantazhuar për të imponuar politikat e shtrëngimit të vendosura në Bruksel. Pikërisht ky fat i takoi Greqisë. Duke shfrytëzuar dijeninë për llogaritë e të ëmës, Sarkozy arriti t’i imponojë Papandreut masat shkatërrimtare të Trojkës. Më tej, në libër thuhet se “siç kishte ndodhur edhe në SHBA, lista e Hsbc u përdor si armë shantazhi dhe mall këmbimi. Në Greqi lista u zhduk… Në Greqi, ashtu si edhe gjetkë nuk nisi asnjëherë formalisht një hetim zyrtar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por grekëve u mbetën politikat e shtrëngimit të Trojkës. Aq sa zbulimet e Falcianit rrezikojnë të hedhin në erë dialogun që ka nisur mes qeverisë së Tsiprasit dhe Bashkimit Europian. Pikërisht nesë Eurogrupi do të vendosë për fatin e Greqisë. Sigurisht, premisat nuk janë ndër më të mirat.

Në intervistën për “Il Sole 24 Ore”, Falciani siguron “se nuk ka marrë fund me kaq”.

“Ne kemi provat për skandale të tjerë, – kërcënon ai, – do të jenë të përfshira edhe të tjera banka. Ne jemi në kontakt me persona që kanë ofruar prova për skandale të tjerë që do të bëhen publike dhe që kanë të bëjnë me fushën bankare, po punojmë me sindikatat franceze, me disa vende afrikanë dhe me autoritetet belge”. Objektivi është “krijimi i një rrjeti ndërkombëtar që përfshin edhe Spanjën”.

 

“Il Giornale”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?