Schauble: Nëse Greqia gjen para nga Pekini, Moska apo gjetkë le ti marrë
“Greqia duhet të paraqesë rezultate nëse dëshiron çlirimin e parave, jo në nivel 100%, por të paktën në vija të përgjithshme. Kurrë nuk pretenduam përmbushjen e 100% të atyre që kërkohen”, nënvizoi ministri gjerman i financavem Wolfgang Schauble gjatë ligjëratës së tij në Institutin Brookings në Uashington. Schauble insistoi se sfida më e madhe me të cilën përballet sot homologu i tij grek, Janis Varufaqis është se si ta bëjë ekonominë e vendit të vet më kompetitive, dhe jo aq ristrukturimin e borxhit. Në përgjigje të një pyetjeje tjetër, Schauble tha që, nëse Greqia gjen para nga vende të tjera, “nga Pekini apo nga Moska”, apo gjetkë, mund t’i marrë. Ndërsa Ministri grek i Financave Janis Varufaqis u shpreh se “Dëshirojmë një përfundim të shpejtë e të suksesshëm të negociatave”. Greqia është e vendosur të gjejë një “marrëveshje të ndershme me partnerët e vet”, por do të duhet të pranojnë se programi fiskal që iu imponua vendit është dëshmuar se ka dështuar dhe se borxhi i Athinës nuk është i qëndrueshëm që nga viti 2010, ka nënvizuar ministri grek i financave, Janis Varufaqis, gjatë ligjëratës në Institutin Brookings në Uashington. Varufaqis, që u përqendrua në negociatat e Greqisë me kreditorët, shënoi se qeveria greke është kundër zgjatjes së afatit të programit të reformave që iu imponua Greqisë, gjë që “u planizua në mënyrë të gabuar dhe u zbatua prej atyre që duhej të bënin reforma por nuk donin që të ndryshonin ata vetë”. Qeveria e kryeministrit grek, Aleksis Cipras, “dëshiron më shumë se kushdo tjetër të konkludojnë shpejt dhe me sukses negociatat, mirëpo jo përmes shtyrjes së memorandumit aktual që u trashëgua që në mënyrë të pashmangshme reduktoi dhunshëm të ardhurat prej të cilave do të duhej të paguheshin kreditë e vjetra dhe të reja”, shpjegoi Varufaqis. Ministri grek i financave vuri në dukje se Athina synon të fillojë reformat me privatizimet dhe ndryshime në sistemin e pensioneve, ndërsa do të avancojë edhe me trajtimin e problemeve të tjera kronike të vendit, si kontratat publike, burokracia dhe raportet e sistemit politik me oligarkët dhe mediat. Gjatë pyetje-përgjigjeve që pasuan, Varufaqis theksoi angazhimin e qeverisë greke për qëndrimin e vendit në BE dhe komentoi spekullimet lidhur me një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona: “Nuk pranojmë të diskutojmë mundësinë e një Grexit apo të luajmë me këtë ide. Kushdo që e bën këtë, ai është thellësisht anti europian”. Ndërkoh komisioneri europian për financat, Pierre Moscovici theksoi se “Nuk po bëhen përgatitje” për dalje të Greqisë nga eurozona, pavarësisht progresit “zero” që siç vuri në dukje, është shënuar në negociatat me Athinën. “Nuk ka mendime për Grexit, nuk ekziston plan B”, theksoi Moskcovici në deklarata nga Uashongtoni në kuadër të sesioneve verore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Moscovici ndërkaq e pranoi se “koha po mbaron” për gjetjen e një zgjidhjeje me Greqinë, që po ndeshet përherë e më shumë me probleme serioze financimi. Ndërsa kreu i qeverisë greke Aleksis Cipras përsa u përket negociatave thotë se pikat e konvergimit janë të shumta dhe se, “Qeveria greke po punon me ngulm në të gjitha fushat e negociatave, sa në Bruksel, aq edhe në Athinë, me qëllim që të gjendet një zgjidhje me dobi reciproke, një kompromis i ndershëm me partnerët tanë. Një kompromis që do të respektojë verdiktin popullor të tre muajve më parë, por edhe kuadrin e funksionimit të eurozonës”. Cipras shtoi në një deklaratë për Rojter se “pikat e kovergimit dhe të kontaktit midis të dy palëve janë faktikisht të shumta, dhe krijojnë kuadrin brenda të cilit do të lëvizë marrëveshja jonë”. Cipras shprehu optimizmin konstant për arritje të marrëveshjes deri në funb të muajit, “pavarësisht kakofonive dhe deklaratave kontraversale të ditëve të fundit nga pala tjetër”, sepse, siç tha, “e di se Europa ka mësuar të jetojë brenda mospajtimeve dhe të avancojë”. “Jam i bindur se Europa e traditave demokratike dhe iluminizmit nuk do të nonshtrohet ndaj zërave ekstremë të disave, nuk do të zgjedhë rrugën e një shantazhi monetar, të pandershëm dhe monstruoz, po rrugën e gjetjes së gjuhës së përbashkët, rrugën e stabilitetit dhe të respektit reciprok, mbi të gjitha të demokracisë, në dobi të të ardhmes tonë të përbashjët europiane”, theksoi kryeministri. Cipras tha më tej se në krahasim me nisjen është shënuar një progres i konsiderueshëm në një sërë çështjesh dhe se në pikat e dovergjencës (marrëdhëniet në punë, sigurimet shoqërore, rritje e TVSH-së dhe shfrytëzim i pasurisë publike), nuk është fjala për dobësi në përqasjen teknike, po për një mosmarrëveshje politike. Cipras ka marrë edhe mbështetjen e ish kryeministrit Jorgos Papandreu në një takim të veçantë që kishte në selinë e kryeministrit me këtë të fundit, takim që zgjati dy orë. Duke dalë nga selia e kryeministrisë, Papandreu deklaroi se me zotin Cipras kishte rastin të diskutonte mbi zhvillimet në Greqi, në BE dhe në arenën ndërkombëtare. Ai shtoi se qëndrimet e tij dhe të Lëvizjes së Socialistëve Demokratë (LSD) janë të njohura dhe se ato po vërtetohen nga realiteti që po jetojmë. Papandreu theksoi se mision patriotik ishte dhe ,mbetet edhe sot që Greqia të qëndrojë në këmbë dhe të ruajë pozitën e saj në bërthamën e fuqishme të eurozonës. Sipas burimeve qeveritare, takimi i kryeministrit Cipras me zotin Papandreu u zhvillua në klimë të mirë dhe ish kryeministri e garantoi zotin Cipras se do të kontribuojë një luftën që po zhvillon qeveria.