Schengen, 7 euro kalimi në Europë për…

Franca, Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, kanë kontrolle të përkohshme në kufijtë e tyre. Brukseli ka insistuar në mënyrë të përsëritur se dëshiron të shoh një kthim në zonën Schenge, siç ishte para krizës së emigrantëve.

Nga ana tjetër, BE-ja ka planifikuar të vendosë një taksë të re për të gjithë ata që duan të udhëtojnë për në Europë, dhe që vijnë nga vendet që nuk janë pjesë e zonës Schengen. Bëhet fjalë për një taksë prej 7 eurosh, një tarifë që prek edhe Britaninë e Madhe pas Brexit.

Sipas rregullave të reja, ata që do të hynë në zonën Schengen duhet të plotësojnë një formë elektronike para se të aplikojnë për udhëtim dhe ta paguajnë taksën. Linjat ajrore dhe linjat e trageteve do të kenë një përgjegjësi të re për të kontrolluar nëse udhëtarët që kanë nevojë për këto dokumente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?