Sekretari i NATO-s, Rutte: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se aleanca ushtarake po diskuton me vendet aleate për mënyrat se si do të rihapin Ngushticën e Hormuzit.
Në një deklaratë për mediat në Norvegji të mërkurën, Rutte tha se ngushtica është tepër e rëndësishme dhe duhet të hapet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Të gjithë biem dakord, sigurisht, që ngushtica duhet të rihapet. Dhe di që aleatët po punojnë bashkë, po diskutojnë sesi do ta bëjmë këtë, cila është mënyra më e mirë për ta bërë”, tha Rutte. “Po punojnë bashkërisht për të gjetur një rrugëzgjidhje”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi disa shtete anëtare të NATO-s në fillim të javës pasi ato refuzuan kërkesën e tij për të dërguar anije luftarake në Hormuz, për të shoqëruar naftëmbajtëset.
KOHA JONË SONDAZH

