Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Koronavirusi po kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit se pandemia me koronavirus është duke kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Sipas tij kjo situatë mund të sjellë rritje të pakënaqësive shoqërore dhe dhunë, e cila mund të dëmtojë rëndë aftësinë tonë për ta luftuar virusin.

Ai i ka bërë thirrje trupit më të fuqishëm të Organizatës, që ka qenë i heshtur për koronavirusin, prej kur ai ka filluar të qarkullojë në botë, që shtetet të bashkohen në luftë kundër tij, duke thënë se bashkëpunimi do të jetë “kritik për zbehjen e paqes dhe komplikimeve për sigurinë të nxitura nga sëmundja COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guterres, i cili ka bërë thirrje për armëpushim për të gjitha konfliktet globale, ka thënë se kriza ka “penguar përpjekjet ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për gjetjen e zgjidhjes për konflikte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka cituar edhe forma tjera që mund të shkaktojnë pasiguri globale, duke përfshirë mundësitë që mund të shohin militantët për të kryer sulme biologjike, mungesën e besimit në institucione publike, mungesën e stabilitetit ekonomik, tensionet politike nga shtyrja e zgjedhjeve, dhe sfidat që nxjerr në pah sëmundja COVID-19 në fushën e të drejtave të njeriut”.

Sekretari i Përgjithshëm ka përsëritur se Kombet e Bashkuara përballen me “testin më të madh” që prej themelimit të organizatës 75 vjet me parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?