Sekretari i Shtetit, Blinken: Lirimi i Sirisë nga Assadi është i mirëpritur
Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken teksa mori pjesë dhe shpalli 10 kampionët globalë e luftës kundër korrupsionit për vitin 2024, foli edhe për situatën në Siri. Ai e nisi fjalimin duke vlerësuar Nancy Pelosin për mbështetjen ndër vite dhe orientimin që i kishte dhënë në politikën e jashtme, para se të kalonte në komentin për Lindjen e Mesme. Blinken u shpreh se po punojnë me partnerët e tjerë për të vendosur se çfarë duhet të bëjnë më tej për Sirinë dhe përshëndeti lirinë e qytetarëve nga regjimi i Bashar al Assad. ”Rënia e regjimit të Assad është mesazh për Hezbollahun dhe Rusinë”, tha sekretari Amerikan. Ai dha edhe një mesazh për triumfuesit e betejës atje, duke këshilluar që të respektojnë lirinë dhe zgjedhjet e qytetarëve sirianë.
Fjala e Blinken për Sirinë:
Dua të flas pak për situatën në Siri. Jam prekur nga pamjet që erdhën nga Siria, njerëz që kërcenin të gëzuar, burra gra që qëndruan jashtë vendit të tyre. Vite luftime dhe rrëzimi i regjimit të Assad, tani kanë gjetur shpresë. Vendi kishte rënë në çerdhen e hekurt të Assad. Rënia e këtij regjimi është mesazh për vendet që e mbështetën si Hezbollah dhe Rusia.
Populli Sirian ka vuajtur shumë. E rëndësishme që të mbrohen civilët dhe të drejtat e njeriut, të plotësohen nevojat për popullin sirian. Lirimi i Sirisë është i mirëpritur, por ka dhe detyrime për ata që përfaqësojnë lirinë. Duhet të respektojnë qytetarët e lirisë. Qytetarët janë ata që duhet të zgjedhin.
Ndaj duhet të mendojmë se ç’duhet të bëjmë që të ringrihen, kemi filluar punën me partnerët tanë se ç’duhet të bëjmë, kemi interes në Siri. Nuk duhet të lejojmë që armë të shkatërrimit në masë të bien në duar të gabuara. Nuk do lejojmë zgjerim të konfliktit dhe terrorizmit.