Seksiologu italian jep këshilla për çiftet: Mos u puthni me gjuhë
Duket se nga dita në ditë, masat e bllokimit nga koronavirusi po lirohen. Me lirimin e tyre shumë çifte që kanë ngelur larg-njëri tjetrit gjatë karantinës do takohen dhe do kryejnë marrëdhënie intime.
Për këtë arsye seksiologu italian Francisco Cabello, gjatë një interviste për gazetën “La Vanguardia”, ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme për çdo çift.
Në një intervistë për gazetën La Vanguardia, seksologu italian Francisco Cabello shprehet se ai ka përpiluar një dekalog të sjelljeve të lejueshme gjatë fazës 2 dhe atyre të palejueshme.
Drejtori i Institutit të Seksologjisë Andaluziane thotë se puthjet tejet pasionante me gjuhë, duhet të shmangen me çdo kusht. Do të ketë disa lëshime të vogla për çifte që kanë jetuar nën të njëjtën çati gjatë bllokimit, por nuk do të përjashtohen disa masa paraprake të caktuara, siç është përdorimi i prezervativëve, një higjenë mbi normale dhe ndalimi i marrëshënieve orale.
Cabello thekson se kohët e fundit gjurmët e koronavirusi janë gjetur edhe në testikujt e burrave dhe në lëngun vaginal të grave, duke përmendur një studim të publikuar më 16 prill në revistën Clinical Infectious.