Sekuestrohen 23 ton kokainë, ngarkesa më e madhe e kapur ndonjëherë

Autoritetet gjermane dhe belge kanë sekuestruar 23 ton kokainë, thanë doganat gjermane, raporton The Guardian.

Kjo është ngarkesa më ë madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Evropë.

Pronari 28 vjeçar i një kompanie importi në Rotterdam u arrestua më herët në Holandë për ngarkesën e paligjshme, ndërsa policia holandeze kontrolloi dy lokale.

Droga kishte si destinacion Holandën, tha policia holandeze.

“Mega dërgesat e sekuestruara në Holandë formojnë një rekord absolut. Asnjëherë më parë nuk është kapur aq shumë kokainë,” tha policia në një deklaratë.

Oficerët gjermanë zbuluan 16 ton kokainë të fshehur në kontejnerë nga Paraguai në portin e Hamburgut më 12 shkurt, 7.2 ton të tjera janë sekuestruar në portin Antwerpen në Belgjikë, thanë doganat gjermane.

Ngarkesa bë Belgjikë ishte fshehur në një ambient të rrethuar me blloqe druri, thanë hetuesit.

Oficerët e doganave vështruan nga afër kontejnerët që vinin nga Paraguai dhe bunë re parregullsi në përmbajtjen e tyre. Ata zbuluan se përtej një shtrese mallrash origjinale të paketuara, në të vertëtë kishte kanaçe të cilat ishin mbushur me mallra të tjerë .

U gjetën rreth 1700 kanaçe kallaji të mbushura me kokainë.

SHKARKO APP