Sekuestrohet 33 kg kokainë në Portin e Pireut, mesazhi i çuditshëm mbi pako

Policia greke ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 33 kilogramë kokainë në Portin e Pireut.Mediat greke bëjnë me dije se droga është gjetur në një kontenier me banane.

Ndër të tjera mësohet se sekuestrimi i saj është bërë pas informacioneve të dhëna për policinë greke nga ana e Homeland Security Investigations.

Gjithashtu bëhet me dije se konteineri ishte nisur nga Guiena Ekuadoriale me destinacion Turqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlen të theksohet fakti se mbi disa pako ishte stampuar shënimi “Baby”, kodi i trafikantëve që përcakton grupin kriminal që i përket droga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsej u sekuestruan 28 pako me 33 kg 885 gram kokainë.

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?