Sela: Do formoj parti të re nëse nuk reformohet PDSH
Pa marrë parasysh se a do të bëhet kreu i PDSH-së apo do ta humbë rastin gjyqësor ndaj kreut aktual të PDSH-së, Ziadin sela thotë për Utrinski Vesnik se ndikimi i tij politik do të kanalizohet përmes një partie të re politike, transmeton Lajmpress.
“Nëse e humbim rastin në gjyq me të cilin kërkojmë që Thaçi t’i kthejë vulat e PDSH-së tek anëtarësia e vërtetë, atëherë do të fillojmë kongres të ri ku do të vendosim që të themi edhe ndonjë fjalë në emër të PDSH-së, me çka pastaj do të formojmë parti politike tjetër politike”, thotë Ziadin Sela, dy ditë para kongresit paralel që sipas tij, do të tregojë se 80 % të anëtarëve të PDSH-së i janë bashkuar Selës.
Kongresi do të mbahet me moton “Rruga e Arbenit”, duke aluduar se reformimi i PDSH-së i udhëhequr nga ai është rruga e vetme drejt qëllimit të Arben Xhaferit.