Senati e shpalli të pafajshëm, demokratët nuk heqin dorë kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor

Demokratët nuk do e lënë ish-presidentin amerikan, Donald Tramp, t’i shpëtojë përgjegjësive për revoltën e 6 janarit.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë fitoi në fundjavë pafajësinë për akuzat se ishte ai shkaktari i trazirave të asaj dite.

Por shumica aktuale thotë se nuk pajtohet me verdiktin ndaj do të ngre një komision të pavarur për ta hetuar në hollësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nensi Pelozi, kryetarja e demokratëve në Dhomën e ulët të Kongresit, tha se komisioni do të ketë të njëjtin format si ai i ngritur gati 20 vite më parë, për sulmet e 11 Shtatorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të dimë të vërtetën e asaj që ndodhi, faktet dhe shkaqet, nëse pati ndërhyrje në transferimin paqësor të pushtetit dhe si reagoi policia e Kapitolit dhe organet e tjera ligjzbatuese,” theksoi Pelozi në një letër drejtuar ligjvënësve.

Disa senatorë republikanë po ashtu e kanë mbështetur idenë e një komisioni të pavarur hetimor.

E shtuna përmbylli gjyqin politik për ish-presidentin Tramp, i vënë nën akuzë për herë të dytë si asnjë kryeshtetar tjetër në historinë e Amerikës.

Senati nuk i bëri dot dy të tretat e nevojshme për ta dënuar, ndërsa 74-vjeçari reagoi duke thënë se i gjithë procesi kundër tij kishte qenë i padrejtë, një gjueti e madhe shtrigash.

Gjyqi politik pasoi rebelimin e simpatizantëve të tij pasi republikani Tramp humbi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?