Senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur
Senatori amerikan Lindsey Graham i dërgoi një mesazh të ashpër Presidentit rus Vladimir Putin në një intervistë me Fox News, duke e paralajmëruar atë të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. “Putin, radha jote po vjen. Donald Trump është Scottie Scheffler i politikës dhe diplomacisë së jashtme amerikane, dhe ai është gati të të japë një mësim”, tha Graham, duke bërë një paralele me kampionin amerikan të golfit, të njohur për dominimin e tij me gjakftohtësi në fushë.
Graham tha se Trump është “lodhur nga kjo lojë” dhe se do të vendosë tarifa kundër vendeve që blejnë naftë ruse – konkretisht Kinës, Indisë dhe Brazilit. Sipas tij, këto tre vende blejnë rreth 80% të naftës ruse me çmime të ulëta, duke “mbajtur kështu gjallë makinën e luftës së Kremlinit”. “Ne do të vendosim tarifa 100 për qind mbi ta dhe është e qartë se këto tre vende së shpejti do të duhet të zgjedhin midis ‘ndihmës së Putinit’ ose ‘ekonomisë amerikane’. Mendoj se ata do të zgjedhin Amerikën”, u shpreh senatori amerikan.
Më herët këtë muaj, Trump i dha Putinit një afat 50 ditor për të ndalur luftën në Ukrainë, përndryshe, siç njoftoi ai, do të pasojnë sanksione të ashpra që do të prekin edhe aleatët e Rusisë në tregun e energjisë. Në të njëjtën kohë, projektligji i Graham që do të vendoste tarifa prej 500 për qind për naftën ruse është ende duke pritur dritën jeshile në Senatin e SHBA-së.
KOHA JONË SONDAZH

