Separatistët prorusë fillojnë tërheqjen e armëve të rënda nga Ukraina

Separatistët prorusë të së vetëquajturës Republika Popullore e Donetskut njoftuan fillimin e tërheqjes nga fronti të sistemit raketor ”Grad”, bëri me dije agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Ajo saktësoi se një autokolonë me katër sisteme të tilla la vijën e frontit.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i separatistëve, Eduard Basurin deklaroi se nuk parashikohet ende tërheqja e armëve të rënda, sidomos nga aeroporti i Donetskut.

Ukraina njoftoi dje fillimin e tërheqjes së armëve të rënda nga linja e frontit në lindje të vendit nën kontrollin e separatistëve prorurë, në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në Minsk, sipas një komunikate të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

“Konform marrëveshjeve të arritura në Minsk më 12 shkurt, Ukraina filloi tërheqjen e topave të kalibrit 100 milimetra në linjën e frontit”, thuhet në komunikatë.

“Ky është hapi i parë nën mbikëqyrjen edhe të OSBE-së”, theksohet në të.

SHKARKO APP