Serbët e Bosnjës do e heqin kryqin polemik
“Dihet që është ndërtuar pa miratim zyrtar, ndaj gjithçka do shkojë drejt heqjes. Gjithashtu, nuk është një kryq, por dy shtylla elektrike,” tha Koroman për median lokale.
Ai nuk e tha me saktësi se kur do të hiqet kryqi.
Ky i fundit u ngrit në kodrën mbi Sarajevë gjatë natës në fund të shtatorit për të përkujtuar viktimat serbe të luftës në qytet – një lëvizje që zemëroi viktimat boshnjake, që thanë se nuk ishte i pranueshëm sepse ishte vendosur në një zonë ku forcat serbe ishin pozicionuar gjatë rrethimit të kryeqytetit boshnjak.
Në javët në vazhdim, policia vendase ka ndaluar disa përpjekje për ta hequr kryqin, gjatë së cilëve ai u dëmtua.
Fikret Grabovica, president i Lidhjes të Familjeve të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës, tha për BIRN se ai është i kënaqur nga vendimi sepse kryqi ishte një shkak i dhimbjes së përditshme të familjeve të viktimave.
“Na ka shkaktuar shumë lidhje, por gjithashtu do të thoja se është një vendim i mirë për të ardhmen e brezave. Është çështje kohe kur të rinjtë nuk do të jetë të influencuar nga të këqijat e së shkuarës dhe do të ndërtojnë një të ardhme të mirë,” tha Grabovica për BIRN.
Presidenti i Lidhjes së Serbëve të Bosnjës për Të Burgosurit e Kampeve të Izolimit, Branislav Dukic, tha se ngritja e kryqit të përkohshëm ishte rezultat i tensioneve pas vitesh pritje që viktimat serbe në Sarajevë të përkujtohen.
Dukic tha për BIRN se ai vazhdonte të mbështeste idenë e ndërtimit të një përkujtimore në Zlatiste, e cila është nën kontrollin e entitetit Republika Srpska të serbëve të Bosnjës.
“Nuk hedh poshtë idenë e një kryqi përkujtimor dhe dhe nëse nuk mund të shkruajmë për të gjithë viktimat, do të shkruajmë të paktën të gjitha emrat e qëndrave të burgimit në Sarajevë, dhe ishin 126 prej tyre,” tha Dukic.
Disa serbë të Bosnjës janë dënuar nga Tribunali i Hagës për një fushatë terrori kundër popullsisë së Sarajevës gjatë konfliktit 1992-95 në Bosnje dhe Hercegocinë, por gjykatat vendase kanë dhënë gjithashtu disa vendime për krime nga forcat e ushtrisë së Bosnjës kundër civilëve serbë.
Reporter.al