Serbët: Shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët bashkë kundër nesh
E përditshmja më e madhe serbe “Blic” sot ka dalë me një ballinë nxitëse për luftëra të reja në Ballkan.
Ballina me titull “Ballkani sërish fuçi baruti”, portretizon liderët ballkanikë duke u nisur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, etj. Në tekstin me mbititull “Në rajon sërish përmenden vitet e luftës”, janë edhe Bakir Izetbegoviç, përfaqësues i presidencës boshnjake, pastaj krimineli serb, Vojisllav Sheshel, kryetari i SPS-it, Ivica Daçiç, ish komandanti boshnjak, Naser Oriç dhe ish-gjeneral majori kroat, Branimir Glavash.
“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës qe një kohë të gjatë nuk kanë qenë në nivel me të ulët. Daçiç: Deklarimet e Kroacisë ngjasojnë me ato të vitit 1940. Ministri kroat Kovaç: Propaganda e Serbisë të kujton vitet e ’90-ta të agresionit të Millosheviçit”, është nëntitulli i gazetës serbe.
Deklarata e presidentit kosovar nuk është përfshirë, por ka të bëjë me përmendjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë, raporton Lajmi. Kohëve të fundit në Serbi përmendet gjithnjë e më shumë se “Blic” ka rënë në “duart” e kryeministrit Alekandar Vuçiç, prandaj një tekst i tillë shihet edhe si përçim i mesazhit të Vuçiçit.
KOHA JONË SONDAZH

