Serbi/ Vdesin prej koronavirusit 4 punonjës të ministrisë së Brendshme

Gadishulli i Ballkanit është më pak i prekur prej pandemisë së koronavirusit krahasuar me pjesën tjetër të botës ndërsa mësohet se Serbia mbetet shteti me më shumë raste në Ballkan.

Ka kaluar në mbi 4800 numri i të infektuarve ndërsa janë regjistruar edhe 99 vdekje.

Mediat vendase bëjnë me dije se mes viktimave janë edhe 4 punonjës të Ministrisë së Brendshme.

I lartë numri i të infektuarve është edhe në Greqi e cila numëron mbi 2100 të infektuar dhe 102 viktima, por duket se së fundmi është ngadalësuar ritmi i përhapjes së infeksionit në këtë vend.

SHKARKO APP