Serbia drejt zgjedhjeve? Kryeministrja Brnabiç gati të japë dorëheqjen

Pas protestave të forta nga opozita, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, thotë se është e gatshme të japë dorëheqjen. “Jam e gatshme dhe llogarisni se mund ta keni dorëheqjen time”, tha ajo gjatë një fjalimi publik së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ajo tha se mendon se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare deri në fund të vitit është zgjidhje për krizën. Vuçiç tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore.

Presidenti i Serbisë ftoi edhe një herë opozitën për të biseduar. Bërnabiç ka marrë mandatin për të udhëhequr Qeverinë e re serbe në mesin e vitit 2022.

SHKARKO APP