Serbia “frymëzohet” nga Shqipëria për solidaritetin ndaj Italisë, njofton Vuçiç: Dërgojmë 4 aeroplanë me pajisje mjekësore

Italia është një ndër vendet që është prekur më shumë nga koronavirusi dhe për këtë arsye solidariteti nga disa vende nuk ka munguar. Një ndër to ishte edhe Shqipëria e cila dërgoi dy grupe me stafe mjekësore në ndihmë të stafit Italian.

Por kjo gjë duket se ka shërbyer si frymëzim edhe për vendet e rajonit ku ditën e shtunë Serbia  ka dërguar 4 aeroplanë me pajisje mjekësore, ku përfshiheshin, doreza, maska dhe kostume mbrojtëse, drejt Italisë. Këtë e ka bërë të ditur presidenti  i Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili është shprehur është në mbështetje të Italisë në këto kohë ku ajo po përballet me krizën më të madhe në historinë e saj. Po ashtu presidenti ka njoftuar se pas dy ditësh do të nisen edhe dy aeroplanë të tjerë me pajisje mjekësore drejt shtetit europian, që tashmë është një nga shtetet më të prekura nga Covid-19.

“Ne do të fitojmë së bashku, të jemi të guximshëm, Itali,  Serbia është me ju,” shkroi Vuçiç në njërën nga kutitë e pajisjeve para se të ngarkohej në një aeroplan. Në rrugën e saj drejt Evropës, Serbia gjithmonë kishte ndihmë nga Italia,” tha Vuçiç, duke përmendur se gjatë përmbytjeve shkatërruese në 2014, Italia ishte një nga vendet e para që dërgoi ndihmë. ”Kjo është mundësia jonë për t’i falenderuar”- ka thënë ai.

SHKARKO APP