Serbia pranon Kosovën Republikë në komunikatën zyrtare

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë raportoi në Parlamentin e Serbisë, për planin franko-gjerman dhe bisedimet me Kosovën. Vuçiç, në përfundim të seancës së të enjtes tha se Serbinë e presin ditë shumë të vështira.

“Duhet të flasim, të kërkojmë zgjidhje, të gëlltisim, të heshtim, pa rrezikuar interesat jetike, por të jemi të hapur për kompromis”, tha ai.

Por, në një komunikatë të cilën Qeveria e Serbisë e ka publikuar në ufaqen zyrtare, Kosovës i referohet Republika Kosovës, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët nga zyrtarët serbë, apo nga vetë Qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet në komunikatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, të shtunën, kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiç, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?