Sërish shifra të larta nga Greqia/ 96 viktima në 24 orët e fundit
Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta sa i përket infektimeve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19.
Sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi për 916 raste të reja të Covid-19, një numër më i ulët se 1,155 i regjistruar një ditë më parë, nga të cilat 8 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 527 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërsa 797 pacientë janë liruar nga ICU.
Ndërsa janë regjistruar edhe 96 vdekje të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e viktimave në 4044.