Sërish tërmet në Greqi, epiqendra pranë bregdetit turk
Bota E Premte, 11 Shkurt 2022 19:36
Greqia është lënkundër sërish. Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi ishullin grek Kos. Media ”Protothema” shkruan se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pranë bregdetit turk. Thellësia fokale është vlerësuar në 49 km. Vlerësimi i parë i Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) doli për një dridhje 4 Rihter.