Seul, Koreja e Jugut fajëson Kinën për ndotjen e ajrit

Koreja e Jugut ka fajësuar Kinën për ajrin e ndotur në vendin e saj.

Në një konferencë për media sot në Seul, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung Wha, tha se “një sasi e madhe e pluhurit të imët i pranishëm në ajrin e Koresë së Jugut vjen nga Kina”.

Bëhet fjalë për emetime nga motorët dizel, që janë grimca më të vogla se 10 mikron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, edhe presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae In u ankua për ajrin e ndotur duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta me Kinën për të luftuar këtë problem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë disa muajve të fundit, Koreja e Jugut po përballet me ndotje të madhe të ajrit, për të cilën partitë politike thonë se është një “katastrofë kombëtare”.

Komentet të tilla kanë sjellë edhe reagimin e Pekinit zyrtar, ku zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, u shpre të mërkurën se “nuk e di nëse ka prova të mjaftueshme se pluhuri i imët në Korenë e Jugut ka ardhur nga Kina”.

“Në dy ditët e fundit kur Seuli u mbulua nga pluhuri i imët, në Pekin nuk ka pasur ndotje të tillë”, tha ai.

Lu shtoi më tej se dy vendet kanë zhvilluar bisedime në nivel ministrash ku kanë diskutuar hapat e mundshëm të përbashkët kundër pluhurit të imët.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?