Sezon turistik të pazakontë, ja çfarë bën një restorant
Plazhi këtë vit do të jetë më i vështirë, jo nga temperaturat por nga pandemia e Covid-19. Pronari i një restoranti italian ka nisur që tani të marrë masa për një sezon turistik të paimagjinueshëm më parë në plazh Fregenea, pranë Romës.
Qyteti bregdetar i Fregeneas ka çdo vit një numër të lartë turistësh që mbërrijnë kryesisht nga qytetet përreth dhe plazhi frekuentohet kryesisht nga familjarë. Dyqanet dhe restorantet duhet të përshtaten me gjendjen në të cilët ndodhen dhe të përballen me një sezon turistik të pazakontë.
”Jemi në pritje të një dekreti të ri qeveritar, u përpoqëm që të parashikojmë situatën që do të vijë duke i dhënë vëmendje të veçantë sigurisë së klientëve tanë. Kështu që, nga një dhomë me kapacitet një prej 100 personash, tani kemi rreth 45”,-thotë pronari i restorantit Cristiano Sequi.