”Sfidon” virusin kinez, Papa përqafon besimtarët në sheshin Shën Pjetri (FOTO)
Prej ditësh frika nga koronavirusi ka pushtuar Italinë dhe njerëzit që jetojnë në këtë vend. Disa zona në Lombardi janë izoluar dhe shumë njerëz kanë zgjedhur të qëndrojnë mbyllur në banesë, por kjo gjë nuk ka ndodhur për Papa Françeskun.
Ati i Shenjtë ka “rrëzuar” të gjitha barrierat dhe ka zgjedhur të takohet me besimtarët dhe madje të përqafohet me disa prej tyre gjatë audiencës së të mërkurës, në sheshin Shën Pjetri edhe pse shumë prej tyre mbanin maskë, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
“Jam pranë të gjithë të prekurve me koronavirus dhe mjekëve që i kurojnë në këto momente të vështira si dhe autoriteteve që po përpiqen që kjo sëmundje të mos përhapet më tej”, u shpreh Papa Françesku, gjatë fjalës së tij.