FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shakaja e asistentes së Trump që tronditi Shtëpinë e Bardhë

Placeholder Image

Asistantja e Donald Trump ka bërë një shaka të hidhur për senatorin republikan që është i njohur edhe si mik i shqiptarëve John McCain.

Sipas mediave amerikane në një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë janë komentuar fjalët e senatorit i cili ka dalë kundër emërimit të Gina Haspel si shefe e CIA-së pasi ka pretendime se është e përfshirë në tortura.

E këtu ka ndërhyrë asistentja e presidentit Kelly Sadler i cila ka thënë se nuk duhet të merren parasysh komentet e senatorit pasi fundja është duke vdekur nga kanceri. Kjo shaka pa kripë nuk u ka pëlqyer të pranishmëve në mbledhje, transmeton albeu.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

McCain është duke luftuar me një formë agresive tumori në tru. Diagnoza e rëndë, 81-vjeçarit iu përcaktua korrikun e kaluar, e ndonëse i është nënshtruar një trajtimi të kujdesshëm, sëmundja ka avancuar ndjeshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

E megjithatë senatori dhe Trump vazhdojnë të jenë armiq të përbetuar në politike. Madje McCain sipas mediave amerikane më herët është shprehur se nuk dëshiron që Trump të marrë pjesë në varrimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?