Shanse të pakta mbijetese për ish-agjentin rus dhe vajzën e tij të helmuar në Britani

Mbesa e ish-spiunit të helmuar rus Sergei Skripal ka thënë se ai dhe bija e tij Julia kanë shanse të pakta për të mbijetuar.

Viktoria Skripal flet pas sulmit të agjentit nervor të Novichok në Salisbury, Wiltshire, më 4 mars.

Ajo tha për BBC: “Nga 99% ka ndoshta 1% shpresë. Edhe nëse ata mbijetojnë do të ngelin invalidë për pjesën tjetër të jetës së tyre.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjithashtu zbuloi se nënës së Skripal nuk i ishte thënë për incidentin, duke shtuar: “Prioriteti i parë ishte shëndeti  i gjyshes, prandaj jemi siguaruar për të mos i treguar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendet anembanë botës janë bashkuar me Mbretërinë e Bashkuar në marrjen e veprimeve për largimin e diplomatëve rusë, sepse Rusia është fajësuar për sulmin.

Duke informuar kabinetin të martën, kryeministri njoftoi se 23 vende kanë dëbuar më shumë se 115 diplomatë rusë të inteligjencës. Ajo u tha kolegëve të saj se kjo i tregoi Kremlinit “se ne nuk do të tolerojmë përpjekjet e tyre për të hedhur poshtë ligjin ndërkombëtar, për të ulur vlerat tona apo për të kërcënuar sigurinë tonë”.

Ambasada ruse në Britaninë e Madhe tha se kryeministri ende nuk kishte paraqitur dëshmi se vendi ishte përgjegjës për helmimet.

Të mërkurën Irlanda u bë vendi i 24-të që u bashkua me Mbretërinë e Bashkuar në marrjen e veprimeve diplomatike kundër Kremlinit.

NATO njoftoi se ishte duke shkurtuar stafin rus, duke hequr akreditimin nga shtatë persona dhe duke hedhur poshtë tri aplikime të tjera. Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se stafi i përhershëm i misionit rus do të shkurtohet nga 30 në 20 njerëz, duke shtuar se gjesti ishte “një mesazh i qartë dhe shumë i fortë se ka kosto për veprimet e pamatura të Rusisë”.

Përktheu: Ira Hetemaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?