SHBA, 43 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglindjen e vendit

Të paktën 43 njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë kanë mbetur pa energji të premten, ndërsa uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA.

Autoritetet vazhduan operacionet e shpëtimit me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit në ujërat e përmbytjeve.

Helene ishte stuhia më e fuqishme në histori që goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos në veri në Gjeorgjia dhe Karolina, pasi arriti në tokë gjatë natës të së enjtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siguruesit dhe institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse Helene është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojnë.

Të paktën tetë persona kanë vdekur në Florida që nga e premtja. Pasi goditi Florida, stuhia vazhdoi në veri të Georgias, duke lënë të paktën 15 të vdekur.

Në Karolinën e Jugut, të paktën 17 persona u vranë, sipas CBS News. Në Karolinën e Veriut u shënuan të paktën dy viktima nga stuhia. Një person u vra gjithashtu në Virxhinia, tha guvernatori i shtetit, Glenn Youngkin, në një konferencë shtypi.

Në të gjithë juglindjen, më shumë se tre milionë shtëpi dhe biznese ishin pa energji elektrike të premten vonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?