SHBA, BE dhe Britania dënojnë vendimin e Putin për njohjen e rajoneve rebele

E gjithë bota po e dënon veprimin e presidentit rus, Vladimir Putin që njohu dy rajonet rebele. Presidenti amerikan Joe Biden ka një urdhër ekzekutiv gati për zonat e shkëputura të Ukrainës.

“Presidenti Biden së shpejti do të nxjerrë një Urdhër Ekzekutiv që do të ndalojë investimet, tregtinë dhe financimin e ri nga personat amerikanë për, nga ose në të ashtuquajturat rajone DNR dhe LNR të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë dënuar vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste pro-ruse në Ukrainë.

“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.

Kryeministri britanik Boris Johnson e përshkroi njohjen e republikave separatiste si “qartësisht në shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

SHKARKO APP