SHBA, bien të ardhurat dhe shpenzimet – Të dhënat sugjerojnë ngadalësimin e ekonomisë në 2019

Të ardhurat personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë për herë të parë në më shumë se tre vite, gjatë janarit, ndërsa shpenzimet konsumatore ranë me hapin më të shpejtë që nga shtatori i vitit 2009. Të dhënat sugjerojnë se ekonomia më e madhe në botë do të realizojë një rritje të dobët ekonomike, gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Gjithashtu, edhe parashikimet për ekonominë ishin të zbehta, pasi aktiviteti i fabrikave preku nivelin më të ulët në dy vite, gjatë shkurtit, ndërsa kompanitë raportuan rënie të porosive të reja dhe të punësimit.

Sipas analistëve, ekonomia amerikane e ka humbur vrullin që në fund të vitit 2018 dhe rrit mundësitë që Rezerva Federale të mos shtrëngojë politikat monetare gjatë këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekonomia po e humb vrullin edhe për shkak se po zbehen efektet e paketës së uljes së taksave dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare, prej 1.5 trilionë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, edhe lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, interesat më të larta dhe paqartësitë e Brexit, kanë thënë efekte negative. Departamenti i Tregtisë tha se të ardhurat personale ranë me 0.1% në janar, rënia e parë që nga nëntori i vitit 2015.

Ndërsa pagat u rritën me një hap të moderuar prej 0.3% në janar, pas rritjes me 0.5% në dhjetor.

Në anën tjetër, shpenzimet konsumatore, që përbëjnë rreth 2/3 e aktivitetit ekonomik në SHBA, ranë me 0.5% në dhjetor, rënia më e madhe që nga shtatori i vitit 2009.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?