SHBA bllokon median ruse

Rrjeti televiziv rus RT (Russia Today) nuk do të tranmetohet më në zonën e Uashington, D.C një nga tregjet më të lakmuara të kanalit në Shtetet e Bashkuara.

Kanali i lajmeve në gjuhën angleze mbështetur nga Kremlini do të vazhdojë të jetë i disponueshëm nëpërmjet satelitit, por dy stacione të Uashingtonit që e transmetonin atë do të pezullojnë operacionet sonte në mesnatë, duke bërë që operatorët kabllorë ta heqin kanalin.

MHz Networks, një shpërndarës me bazë në Virxhinia i programeve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara që transmeton kanalin RT dhe kanale të tjera të lajmeve të huaja, tha se po përfundonte shpërndarjen e transmetimeve pas vendimit të operatorit të stacionit për të hedhur në ankand liçencat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne po i heqim të gjitha”, i tha Zërit të Amerikës Frederick Thomas, themelues dhe drejtor ekzekutiv i MHz Networks, duke iu referuar kanaleve ndërkombëtare të lajmeve. “Ne nuk i transmetojmë ato, pasi nuk kemi qasje në një licencë transmetimi pas mesnatës së 31 marsit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë dërguar në Zërin e Amerikës, RT tha se ishte hequr nga transmetimi nga të dy stacionet në fillim të shkurtit, por fajësoi Departamentin e Drejtësisë për këtë lëvizje.

“Edhe pse nuk na lejohet të zbulojmë hollësitë”,tha kompania, “ne e dimë se arsyeja për këtë është e lidhur me regjistrimin e detyruar të RT si një “agjent i huaj” në Shtetet e Bashkuara. Është shumë zhgënjyese që pavarësisht nga bindjet se statusi i FARAs nuk do të ndikonte në raportimin dhe aftësinë transmetuese të RT-së, regjistrimi në fakt ka ngarkuar barrë të panevojshme në fusha të shumta të operacioneve të RT-së dhe presion mbi partnerët tanë, duke demonstruar pa dyshim se ligji FARA është diskriminues edhe nëse përmbajtja e atij ligji teknikisht nuk është. Megjithatë, RT do të vazhdojë të jetë në dispozicion në zonën e DC-së në platforma të tjera. ”

Zëri i Amerikës i kërkoi reagim Departamentit të Drejtësisë, por nuk mori një përgjigje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?