SHBA, Clinton e gatshme për një debat të pazakontë me Trump

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton deklaroi sot se kundërshtari i saj republikan, Donald Trump mund të jetë një rival i paparashikueshëm gjatë debatit të ardhshëm duke u shprehur se po përgatitej për “çështje të pazakonta”.

“Duhet të përgatiteni për çështje absurde. Kam planifikuar për të treguar eksperiencat e mia në shkollën fillore”, u shpreh ajo në platformën e “Jimmy Kimmel Live”, një emision zbavitës i transmetuar nga televizioni ABC.

Debati i parë do të zhvillohet për një muaj pranë Nju Jorkut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Donald Trump gjithsesi la të kuptohej se nuk do të merrte pjesë në tre debatet e caktuara në axhendë, ndërsa po avancon në sondazhe dhe në emisionet televizive që tërheqin një audiencë mjaft të madhe si një mundësi e mirë për të bindur elektoratin e pavendosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debati i parë pritet të jetë mjaf i gjallë duke u nisur nga replikat e lëshuara së fundmi nga Donald Trump kundrejt Hillary Clinton. Ai e ka cilësuar aspak serioze kandidaten demokrate duke vënë në pikëpyetje gjendjen e saj shëndetësore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?