SHBA, dorëhiqet kreu republikan i Kongresit

John Boehner, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, do të dorëhiqet nga kjo detyrë në fund të tetorit.

Lajmi publikohet nga mediat amerikane, sipas të cilave, Boehner është dorëzuar përballë kritikave të krahut të ashpër brenda republikanëve, për linjën e ndjekur prej tij karshi politikave të presidentit Obama, veçanërisht në lidhje me fondin për Planifikimin Familjar.

Publikimi i këtij lajmi mbërrin një ditë pasi Boehner drejtoi seancën e përbashkët të dy dhomave të Kongresit, me rastin e fjalimit të mbajtur nga Papa Françesku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave amerikane, Boehner pritet të njoftojë zyrtarisht vendimin brenda ditës së premte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të njëjtat burime thonë se Boehner planifikon që prej viti tërheqjen nga detyra e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?