SHBA ekzekuton gruan e parë që prej vitit 1951, mbyti shtatzënën dhe i nxorri fëmijën

52-vjeçarja Lisa Montgomery është gruaja e parë që ekzekutohet në SHBA, me një injeksion vdekjeprurës në gati 7 dekada. Krimi i saj ishte veçanërisht i rëndë.

Dhjetorin e 2004-tës, Lisa shkoi në shtëpinë e Bobbie Jo Stinnett në Misuri me pretekstin se do të adoptonte një qen por në fakt kishte thurur një plan të tmerrshëm. Me të hyrë në shtëpinë e Bobbie, e shtrëngoi në fyt derisa gruaja në muajin e tetë të shtatzënisë humbi ndjenjat.

Lisa mori pas kësaj një thikë në kuzhinë dhe i hapi barkun që t`i nxirrte fëmijën. Stinnett u përmend dhe luftoi me të, por Lisa në fund e mposhti duke e vrarë. Ajo arriti të merrte fëmijën e të largohej. Arratia nuk zgjati shumë. Gruaja e fundit e ekzekutuar në SHBA ishte Bonnie Heady, në 1953.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?